Gjermania në prag të zgjedhjeve, rifillon dëbimin e emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59059-gjermania_në_prag_të_zgjedhjeve_rifillon_dëbimin_e_emigrantëve
Pas një ndërprerjeje disamujore këtë të martë fillon riatdhesimi i azilkërkuesve të refuzuar në Afganistan. Kritikat vijnë nga opozita dhe aktivistët për të drejtat e njeriut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 14, 2017 06:23 Europe/Tirane
  • Gjermania në prag të zgjedhjeve, rifillon dëbimin e emigrantëve

Pas një ndërprerjeje disamujore këtë të martë fillon riatdhesimi i azilkërkuesve të refuzuar në Afganistan. Kritikat vijnë nga opozita dhe aktivistët për të drejtat e njeriut.

Sërish një avion me azilkërkues afganë të refuzuar niset drejt Kabulit (12.09) nga aeroporti i Dyseldorfit. Me sa duket ky është një avion i posaçëm që përdoret për riatdhesime, sepse në aeroportin e Dyseldorfit nuk ka lidhje fluturimi me kryeqytetin afgan. Sipas këshillit të refugjatëve të landit Renani-Vestfali këtë kthim në grup e kanë përgatitur disa lande. 12 afganë janë nga Renani-Vestfalia, 6 nga Bavaria dhe 1 nga Hamburgu. Ky është kthimi i parë në Afganistan pas atentatit tragjik me bombë në maj 2017, në afërsi me ambasadën gjermane, ku humbën jetën 150 vetë. Qindra vetë u plagosën. Pas sulmit terrorist, federata dhe landet e kufizuan dëbimin vetëm për kriminelët, ekstremistët islamistë, për të cilët autoritetet dyshojnë se përgatisin akte terroriste, dhe ata që “mohojnë me këmbëngulje sqarimin e identitetit”.