Trump dhe shkelja e marrëveshjes bërthamore me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59095-trump_dhe_shkelja_e_marrëveshjes_bërthamore_me_iranin
Presidenti i SHBA Donald Trump mund të jetë më i miri në biznes, por ai nuk mund të pretendojë se ai është një "ndërtues konsensusi" i mirë në politikë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 14, 2017 14:28 Europe/Tirane
  • Trump dhe shkelja e marrëveshjes bërthamore me Iranin

Presidenti i SHBA Donald Trump mund të jetë më i miri në biznes, por ai nuk mund të pretendojë se ai është një "ndërtues konsensusi" i mirë në politikë.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, kandidati i Partisë Republikane, Donald Trump, e quajti marrëveshjen bërthamore, si "një nga marrëveshjet më të këqija të bëra ndonjëherë." Tani, si Presidenti i SHBA, Trump duhet të vendosë ose të mbajë zotimet e SHBA-së ndaj marrëveshjes bërthamore, ose t’a anulojë atë. Deri më tani, Presidenti Trump me ngurrim të madh nuk e ka prishur marrëveshjen dhe para se të marrë ndonjë vendim të nxituar, është e nevojshme të kuptohet se çfarë përfshin saktësisht marrëveshja bërthamore. Ajo është një marrëveshje shumëpalëshe që vë në lëvizje një angazhim afatgjatë bazuar në një vendim vijues, pasues dhe të kufizuar në kohë, me qëllimin e mëposhtëm: të sigurohet se programi bërthamor i Iranit mbetet paqësor dhe në këmbim, fuqitë botërore njohin të drejtën e Iranit për një program bërthamor paqësor dhe heqin sanksionet ndërkombëtare lidhur me programin bërthamor iranian. Kjo marrëveshje strategjike shumëpalëshe u arrit jo vetëm midis Iranit dhe fuqive botërore (përfshirë Shtetet e Bashkuara), por edhe brenda një prej rajoneve më të paqëndrueshme në botë - Lindjen e Mesme. Nëse Administrata Trump e sheh marrëveshjen si një vendim afatgjatë strategjik, jetëgjatësia e marrëveshjes bërthamore të Iranit mbetet e paprekur. Administrata e Trump me debatin e vazhdueshëm me ndalimin e emigracionit, me politikat pro-saudite dhe me kundërshtimin e marrëveshjes bërthamore, tashmë ka humbur besimin e qeverisë dhe të njerëzve në Iran. Çdo formë e rinegociimit të marrëveshjes nuk ka gjasa të ndodhë në vitet e ardhshme. Për t'i bërë gjërat më keq, nëse SHBA vazhdon të shtojë sanksionet e saj të njëanshme ndaj Iranit, do të ndikojë në zgjerimin e mëtejshëm të programit bërthamor të Iranit. Megjithatë, pas arritjes së marrëveshjes bërthamore, qeveria iraniane ka mbetur e përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe në rast se ajo anulohet nga SHBA, Teherani do të kthehet në epokën e rezistencës më të madhe dhe më pak angazhim. Zgjedhjet e fundit presidenciale në Iran treguan se shumica ende e mbështet marrëveshjen. Në SHBA, gjithashtu duket se marrëveshja bërthamore përfiton nga mbështetja relative e politikanëve të shquar brenda dhe jashtë administratës aktuale. Trump tani e kupton sa e vështirë është të krijojë një nivel të pranueshëm konsensusi edhe mes fraksioneve të ndryshme që ai ka ftuar të punojnë me të në Shtëpinë e Bardhë. Presionet më të mëdha nuk do të çojnë në rinegociim të marrëveshjes bërthamore. Administrata e Trump nuk do të jetë në gjendje të ndjekë një qasje më të ashpër, sesa neo-konservatorët në administratën e Bushit. Të gjitha opsionet ishin në tryezë për 12 vjet dhe vendimi për marrëveshjen bërthamore u bë pas shqyrtimit dhe provimit të të gjitha mundësive. SHBA dhe aleatët e saj provuan sanksionet paralizuese, izolimin politik, kërcënimet ushtarake, vrasjen e shkencëtarëve iranianë, luftërat e deleguara etj. Marrëveshja bërthamore është një vendimmarrje strategjike, afatgjatë, konsekuente, ndërvepruese, multilaterale, e bazuar në konsensus, ndërgjegjësim dhe vendim të kufizuar në kohë, marrëveshje e arritur në një kontekst vendor, rajonal dhe ndërkombëtar. Nëse rihapet kutia e Pandoras, do të jetë shumë e vështirë të frenohet dhe mbyllet.