NATO e shqetësuar rreth manovrave Zapad
Gjenerali i lartë i NATO-s, ka thënë se aleanca ushtarake është e shqetësuar rreth përmasave të mëdha të stërvitjeve ushtarake, Zapad 2017, që po zhvillohen nga Rusia dhe Bjellorusia.
Gjenerali, Petr Pavel, i cili është shef i Komitetit Ushtarak të NATO-s, tha në një intervistë për Associated Press, se manovrat mund të çojnë “në pasoja të paqëllimshme të incidenteve, gjatë ushtrimeve”. Pavel, është në mesin e disa udhëheqësve ushtarakë dhe politikanë perëndimorë, që kanë shprehur shqetësime rreth këtyre manovrave të mëdha ushtarake, ku numri i ushtarëve mund të jetë deri në 100.000, raporton AP. Moska ka mohuar se stërvitjet janë një veprim agresiv dhe ka thënë se “NATO nuk konsiderohet si një armik” dhe se “manovrat nuk synojnë NATO-n.” Ndërsa NATO, ka thënë se do të dërgojë tre vëzhgues në Bjellorusi dhe Rusi, për të monitoruar Zapad-in, por u ka bërë thirrje të vazhdueshme të dyja vendeve që të lejojnë monitorimi më të gjerë të këtyre stërvitjeve.