Trump kërcënon për daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59415-trump_kërcënon_për_daljen_e_amerikës_nga_marrëveshja_bërthamore
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA mund të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe fuqitë e tjera botërore, nëse vlerëson se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (ANEA) nuk e monitoron mjaftueshëm atë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 18, 2017 13:14 Europe/Tirane

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA mund të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe fuqitë e tjera botërore, nëse vlerëson se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (ANEA) nuk e monitoron mjaftueshëm atë.

“Nuk do të pranojmë marrëveshje të mbikëqyrur në mënyrë të dobët ose të papërshtatshme”, tha Trump në një mesazh për takimin e ANEA në Vjenë, i cili u lexua nga sekretari amerikan për energji, Rick Perry. Vëzhguesit e SHBA-së dhe të Kombeve të Bashkuara kanë konstatuar se Irani e ka respektuar marrëveshjen bërthamore me grupin G 5+1. Megjithatë, Trump pretendon se Irani ka thyer “shpirtin” e marrëveshjes me testimin e raketave balistike në një kohë që testimi i këtyre raketave nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen bërthamore. Administrata Trump po ashtu ka kërkuar inspektime më të ashpra bërthamore në Iran, përfshirë edhe zonat ushtarake. Por, kreu i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, Ali Akbar Salehi, i bëri thirrje ANEA-së t’u rezistojë “kërkesave të papranueshme të Uashingtonit”. Duke vlerësuar se Irani është duke vepruar në përputhje me marrëveshjen, Salehi tha në takimin në Vjenë se “qëndrimi i hapur armiqësor” i Uashingtonit synon të minojë marrëveshjen bërthamore. Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i ANEA-së, Yukia Amano, tha se zotimet e Iranit me marrëveshjen bërthamore “po zbatohen”.