Amnesty International reagon ndaj deklaratave të lideres së Mianmarit
(last modified Tue, 19 Sep 2017 17:55:30 GMT )
Shtator 19, 2017 19:55 Europe/Tirane
  • Amnesty International reagon ndaj deklaratave të lideres së Mianmarit

Organizata ndërkombëtare Amnesty International kritikoi heshtjen e lideres “de facto” të Mianmarit për vrasjen e myslimanëve Rohingia.

Amnesty International tha të martën se Aung San Suu Kyi, liderja e Mianmarit, ka ngritur pretendime joreale rreth spastrimit etnik kundër myslimanëve Rohingia të Mianmarit. Amnesty International ka argumentuar se refugjatët që largohen nga Mianmari për në Bangladesh nuk mund të kthehen në gjendjen aktuale të tmerrshme dhe në disa raste fjalët e Aung San Suu Kyi janë më shumë një bashkim i gënjeshtrave dhe akuzave kundër viktimave. Organizata ndërkombëtare Amnesty International deklaroi se qeveria e Mianmarit po bllokon hetimin e Administratorit të Kombeve të Bashkuara për dhunën e ushtrisë së Mianmarit kundër myslimanëve  në provincën Rakhine. Udhëheqësja “de facto” e Mianmarit, Aung San Suu Kyi e bëri të qartë se qeveria e saj nuk i druhet “skanimit ndërkombëtar” mbi mënyrën sesi e ka menaxhuar situatën. Fituesja e Nobelit të Paqes për të drejtat e njeriut është përballur me një valë kritikash ndërkombëtare, por ajo pretendon se shumica e myslimanëve nuk janë larguar nga vendi dhe se dhuna ka reshtur. Më shumë se 400 mijë myslimanë Rohingia raportohet të kenë kaluar kufirin nga shteti verior i Rakhines drejt Bangladeshit fqinj dhe mbi 6 mijë prej tyre janë masakruar nga ushtria dhe ekstremistët budistë, ndërsa mbi 8 mijë të tjerë janë plagosur dhe mbi 200 mijë shtëpi të myslimanëve janë djegur.

 

Tags