Reagimet ndaj fjalimit të Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj deklaratave jo diplomatike të Donald Trump presidentit të Amerikës në fjalimin e tij në AP të OKB, tha se fjala e Trump ishte aq e turpshme, propaganduese dhe e pakuptimtë saqë nuk ia vlen t’i jepet përgjigje.
Donald Trump në fjalimin e mbajtur në AP të OKB, përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e quajti një marrëveshje të tmerrshme dhe objekt turpi për Amerikën. Ai gjithashtu akuzoi Iranin për mbështetjen e terrorizmit në një kohë kur Irani është në krye të luftës kundër terroristëve në rajon. Muhamed Xhavad Zarif, tha se shpërfillja e realitetit të Republikës Islamike të Iranit në politikat e brendshme të jashtme dhe luftën kundër terrorizmit, tregon për mungesën e informacionit, sjelljes dhe tonit mashtrues të Donald Trump. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi se deklarata e Trump në kushtet kur qeveria amerikane mbështet regjimin kriminal sionist, regjimet diktatoriale të rajonit dhe mbështet grupet terroriste, do të bëhet shkak për izolimin dhe humbjen akoma më të madhe të kredibilitetit të qeverisë amerikane në botë. Pas fjalëve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, zyrtari i Koresë së Veriut tha se nëse Amerika zgjedh luftën, do të përballet me një sulm bërthamor. Media shtetërore e Koresë së Veriut njoftoi se qeveria e këtij vendi, që është ndër vendet më të fuqishme me fuqi bërthamore, nuk frikësohet nga sanksionet, presionet dhe luftërat. Sipas rrjetit televiziv rus, Rusia Today, agjencia shtetërore e Koresë së Veriut ka shkruar se Peniani është gati të shkatërrojë bazat e armiqve të tij nëse Koreja e Veriut sheh shenja të veprimit provokues. "Nëse SHBA zgjedh luftën, ajo do të përballet me një sulm të tmerrshëm atomik dhe përfundimisht do të shkatërrohet". Nga ana e tij, Nikolas Maduro president i Venezuelës duke reaguar ndaj deklaratës së Donald Trump lidhur me Venezuelën tha se Trump është Hitleri i Ri në politikat ndërkombëtare. Carl Bildt, kryeministër dhe ish ministër i jashtëm i Suedisë, pasi vuri në dukje se vendi i tij mbështet marrëveshjen bërthamore, kritikoi deklaratën e Trump në AP të OKB dhe tha se kjo deklaratë është e padrejtë. John Kirby ish zëdhënës i DASH presidentin amerikan e ka quajtur objekt turp për Amerikën dhe ka thënë: Trump në vend të bashkëpunimit dhe respektit reciprok, flet për konflikte dhe tensione. Senatori i Kalifornisë Dianne Feinstein në faqen në Twitter pasi vuri në dukje se OKB është për të mbështetur dhe ngritur nivelin e paqes tha: Trump këtë organizatë e ka përdorur si skenë për kërcënime me luftë. Ben Rhodes këshilltar i ish presidentit amerikan Barack Obama në një mesazh të tij në Twitter ka kritikuar deklaratat armiqësore të Donald Trump kundër Iranit dhe ka shkruar; Trump i ka larguar plotësisht aleatët nga Amerika. Presidenti francez gjithashtu duke reaguar ndaj deklaratës së Trump në OKB ka thënë se shkatërrimi i marrëveshjes bërthamore është një gabim i madh. Trump në pjesëmarrjen e tij të parë në OKB si president i Amerikës, me një ton krejtësisht të pazakontë dhe jo diplomatik, ka mbajtur qëndrime tepër të ashpra ndaj Republikës Islamike të Iranit, Koresë së Veriut, Sirisë, Venezuelës, Kubës dhe disa vendeve të tjera të botës.