Rusia sulmon terroristët në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59713-rusia_sulmon_terroristët_në_siri
Rusia lançoi disa raketa nga një nëndetëse në Mesdhe, kundër terroristëve të grupit terrorist Fronti Al Nusra në Idlib, në veriperëndim të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 22, 2017 14:16 Europe/Tirane
  • Rusia sulmon terroristët në Siri

Rusia lançoi disa raketa nga një nëndetëse në Mesdhe, kundër terroristëve të grupit terrorist Fronti Al Nusra në Idlib, në veriperëndim të Sirisë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ministria ruse e mbrojtjes të premten ka njoftuar: Raketat janë lançuar nga nëndetësja "Veliki Novagrad" në drejtim të pozicioneve të terroristëve në Idlib. Mediat ruse, duke përfshirë agjencinë e lajmeve Sputnik dhe faqen e internetit të gazetës Maskoveski Kamzamultes, cituan raportin duke thënë se raketat ruse që shkuan në drejtim të pozicioneve të Frontit Al Nusra prej rreth 300 kilometrash, kanë goditur kampet e trajnimit, qendrat e grumbullimit të terroristëve, transportuesit e blinduar të këtij grupi dhe depot e municioneve në provincën Idlib.