Trump: Koreja Veriore nuk do të vazhdojë gjatë
Presidenti i Amerikës në reagim ndaj ministrit të jashtëm të Koresë Veriore në OKB, përsëri ka kërcënuar Korenë Veriore.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, përsëri rrjetin social Twitter e ka përdorur për ta futur armiqësinë e tij personale në arenën ndërkombëtare. Ai kësaj radhe ka shkruar: "Tani vetëm sa u informova se ministri i jashtëm i Koresë Veriore ka mbajtur fjalim në AP të OKB. Nëse ai ka përsëritur mendimin e "Burrit Raketor", më nuk do të vazhdojë gjatë". Ai pretendoi se nëse do të paraqitet nevoja, Korenë Veriore do ta rrafshojë me tokë. Kjo deklaratë e presidentit amerikan ka ngjallur reagime të gjera nga ana e kundërshtarëve dhe përkrahësve të tij. Ndërkohë ministri i punëve të jashtme të Koresë Veriore ka deklaruar: "Djalli i cili quhet president i Amerikës, katër ditë më parë ka ndotur atmosferën e OKB. Fjalët si "irritomi dhe zjarri" dhe "shkatërrimi i plotë" që paraqiten nga presidenti i Amerikës, janë dru mbi zjarrin e tensioneve".