Trump jemi gati për ndërhyrje ushtarake kundër Koresë së veriut
Presidenti amerikan nuk ka ulur aspak tonet kërcënuese ndaj Koresë së Veriut, duke akuzuar të gjitha shtetet përgjegjëse për situatën, ndërsa nuk kurseu thirrjen ndaj tyre për të izoluar Penianin.
“Është koha për të bashkuar forcat për të izoluar kërcënimin e Koresë së Veriut,” tha Trump nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë. “Të gjitha vendet duhet të veprojnë tani për të siguruar denuklearizimin e plotë të regjimit,” theksoi ai. “Ne jemi të gatshëm për veprim ushtarak,” shtoi Presidenti i SHBA. Trump pastaj përshëndeti Këshillin e Sigurimit të OKB për unanimitetin e rezolutave të fundit, dhe Kinën për kthesën që bëri në qëndrimin ndaj Koresë. “Ne jemi gati për veprim ushtarak” – SHBA është plotësisht e përgatitur për veprim ushtarak kundër Koresë së Veriut, e cila do të ishte shkatërruese për atë vend. Deklaratën Donald Trump e bëri në një konferencë shtypi me kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy. Megjithatë, Trump vuri në dukje se opsioni ushtarak nuk është në vendin e parë. Më herët Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump se po i shpall luftë vendit të tij. Ri Jong Ho tha për gazetarët në Nju Jork se Koreja e Veriut ka tani të drejtën për të qëlluar avionët bombardues amerikanë. E sipas tij, Peniani e ka këtë të drejtë edhe kur ata nuk janë në hapësirën ajrore të Koresë së Veriut. "Bota duhet ta ketë parasysh se është SHBA që po na shpall luftë e para. E duke qenë se Trump po na shpall luftë, të gjitha opsionet do të jenë në tryezën operative të liderit suprem të Republikës Popullore të Koresë së Veriut”, deklaroi ai.