Pasuesi i Sessions, i zgjedhuri i Trump humb garën në Alabama
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60091-pasuesi_i_sessions_i_zgjedhuri_i_trump_humb_garën_në_alabama
I zgjedhuri i presidentit amerikan për garën e Alabamës për Senatin, Luther Strange humbi parapraket republikane ndaj kristianit konservator, Roy Moore.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Shtator 27, 2017 12:50 Europe/Tirane
  • Pasuesi i Sessions, i zgjedhuri i Trump humb garën në Alabama

I zgjedhuri i presidentit amerikan për garën e Alabamës për Senatin, Luther Strange humbi parapraket republikane ndaj kristianit konservator, Roy Moore.

Një ish-gjykatës populist, Moore pushtoi titujt e gazetave pasi shkoi në qendrën e votimit me kalë dhe pasi tregoi një armë zjarri gjatë një manifestimi.Lajmi është i destinuar të shqetësojë republikanët në Uashington, përfshirë presidentin Trump, i cili vuri me besim kandidatin Strange përballë krahut antiestablishment të partisë.Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe zëvendëspresidenti Mike Pence u shfaqën krah Strange gjatë fushatës, ndërsa një grup politik i lidhur me zyrtarin e lartë republikan, Mitch McConnell, thuhet të ketë shpenzuar gati 9 milionë dollarë për fitoren e tij.Vendi në Senat, për të cilin po zhvillohet gara, mbahej nga Jeff Sessions deri në muajin shkurt, kur Trump e zgjodhi atë Prokuror të Përgjithshëm. Presidenti e shfaqi hapur preferencën e tij më 24 shtator, kur u kërkoi qytetarëve përmes një mesazhi në “Tëitter” të votonin për Luter Strange.70-vjeçari Moore njihet për humbjen e pozicionit të gjyqtarit dy herë. Herën e parë, ai nuk i ishte bindur një urdhri gjykate për të hequr një monument të “Dhjetë urdhëresave” nga salla e gjyqit.