Reagon Facebook ndaj deklaratave të Trump
Themeluesi i ‘Facebook’ Mark Zuckerberg ka hedhur poshtë komentet e bëra nga Donald Trump se rrjeti ka qenë gjithmonë kundër tij.
Presidenti amerikan akuzoi rrjetin social në Twitter, duke e quajtur "anti-Trump". Ai bëri të njëjtën akuzë kundër dy gazetave amerikane, “Nee York Times” dhe “Washington Post”. Facebook së shpejti do t'i dorëzojë 3,000 reklamave politike hetuesve të kongresit amerikan, duke hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale . Amerika beson se reklamat ndoshta janë blerë nga njësitë ruse gjatë ara dhe pas garës presidenciale të 2016-ës. Facebook, Twitter dhe Google u kërkuan të dëshmonin para Komitetit të Inteligjencës në senat, për akuzat për ndërhyrje ruse. Facebook dhe Google kanë konfirmuar se kanë marrë ftesa për të marrë pjesë në seancën e komisionit, me 1 nëntor, por asnjë nga gjigantët e mediave sociale nuk kanë thënë ende se do të jenë të pranishëm.