Vazhdon ulja e popullaritetit të Trump
Shtator 29, 2017 05:33 Europe/Tirane
Sipas sondazheve më të fundit në Amerikë, shumica e popullit amerikan është i mendimit se Donald Trump nuk është i denjë për postin e presidentit.
Sondazhi i organizuar nga universiteti Quinipiac thotë se vetëm 36% e populli amerikan është i kënaqur nga puna e presidentit. Ky nivel popullariteti nuk mund të garantojë rizgjedhjen e Trump në postin e presidentit amerikan. Për këtë republikanët janë të shqetësuar tejmase pasi ulja e popullaritetit të presidentit do të ndikojë në zgjedhjet afatmesme të kongresit në vitin 2018. Ulja e popullaritetit të presidentit do të thotë humbje e shumicës në Senat dhe në Kongres, që tashmë është në dorën e republikanëve.
Tags