Senatorët amerikan kundërshtojnë planin e Trump për taksa
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60305-senatorët_amerikan_kundërshtojnë_planin_e_trump_për_taksa
Senatorët amerikanë kanë paralajmëruar në lidhje me pasojat negative të planit tatimor të presidentit të Amerikës.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 29, 2017 13:00 Europe/Tirane
  • Senatorët amerikan kundërshtojnë planin e Trump për taksa

Senatorët amerikanë kanë paralajmëruar në lidhje me pasojat negative të planit tatimor të presidentit të Amerikës.

Agjencia e lajmeve njoftoi se senatori Berny Sanders nga demokratët në një mesazh të tij në Twitter ka shkruar se vetëm anëtarët e kabinetit aktual të Donald Trump , presidentit të Amerikës dhe miliarderët e tjerë amerikanë, do të përfitojnë nga plani tatimor i Donald Trump. Ky plan është kundërshtuar edhe nga senatorët nga Havai dhe Uashingtoni. Ndërkohë që Donald Trump po promovon një plan republikan për reformimin e sistemit të taksave. Ai pretendoi se plani i ri do të lehtësojë nga taksat e rënda klasën e mesme amerikane dhe korporatat. Presidenti Donald Trump zbuloi disa nga detajet e planit përpara një turme entuziaste në Indianapolis, të shtetit Indiana. “Po eliminojmë disa ulje taksash prej të cilave deri më tani përfitojnë kryesisht më të pasurit. Po i japim gjithashtu Kongresit fleksibilitetin që të vendosë një taksë më të lartë për më të pasurit, në mënyrë që të përfitojnë njerëzit e punës. Gjithashtu, po e thjeshtëzojmë sistemin e taksave, duke e bërë atë të drejtë dhe të lehtë për t’u kuptuar”, tha presidenti amerikan Donald Trump.