Trump paralajmërohet për përforcim të sanksioneve ndaj Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60369-trump_paralajmërohet_për_përforcim_të_sanksioneve_ndaj_rusisë
Dy senatorët amerikanë kanë paralajmëruar presidentin, Donald Trump, që të përforcojë zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë që Kongresi kohët e fundit i ka miratuan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 30, 2017 12:49 Europe/Tirane
  • Trump paralajmërohet për përforcim të sanksioneve ndaj Rusisë

Dy senatorët amerikanë kanë paralajmëruar presidentin, Donald Trump, që të përforcojë zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë që Kongresi kohët e fundit i ka miratuan.

Në letrën e lëshuar me 29 shtator, republikani John McCain, dhe demokrati, Ben Cardin, kanë thënë se Kongresi duhet të “mbikqyr fuqishëm” ligjin, që i thellon dhe shton sanksionet. Presidenti amerikan, Donald Trump, është i obliguar të dëshmojë “ te nivelet më të larta se çdo përpjekje për të mënjanuar sanksionet e SHBA-së, nuk duhet të tolerohet” , thuhet në letër. Trump, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje për marrëdhënie më të mira me Rusinë, ka nënshkruar pa dëshirë legjislacionin. Në një deklaratë, ai është ankuar se kongresi është duke ndërhyrë në kompetencat e tij presidenciale dhe ka lënë opsione të hapura për mos zbatim të plotë të sanksioneve.