Deklarata e presidentit amerikan mbi armëmbajtjen
Tetor 04, 2017 04:31 Europe/Tirane
Presidenti amerikan ka thënë se për momentin nuk është e nevojshme të nisin bisedimet për monitorimin dhe administrimin e armëmbajtjes në Amerikë.
Donald Trump, tha se pas ngjarjes në Las Vegas mund të nisin diskutimet për çështjen e armëmbajtjes mirëpo koha tani nuk është për këto bisedime. Deklarata e presidentit amerikan vjen në kohën kur ai është kritikuar ashpër për shkak të ngjarjes vdekjeprurëse në Amerikës dhe mungesës së ligjeve për të kontrolluar dhe parandaluar të tilla krime. Duhet thënë se nga sulmi në Las Vegas, 60 persona humbën jetën dhe rreth 600 të tjerë u plagosën.
Tags