Jep dorëheqje ministrja e mbrojtjes në Holandë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60659-jep_dorëheqje_ministrja_e_mbrojtjes_në_holandë
Ministrja e mbrojtjes holandeze, Jeanine Hennis-Plasschaert, ka dhënë dorëheqje pasi ministria e saj mbart përgjegjësinë për të incident në Mali, ku mbetën të vrarë dy ushtarë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2017 11:52 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqje ministrja e mbrojtjes në Holandë

Ministrja e mbrojtjes holandeze, Jeanine Hennis-Plasschaert, ka dhënë dorëheqje pasi ministria e saj mbart përgjegjësinë për të incident në Mali, ku mbetën të vrarë dy ushtarë.

Hennis-Plasschaert, një anëtare e lartë e Partisë Popullore të Lirisë dhe Demokracisë (VVD) të qendrës së djathtë pranoi se ishin bërë gabime kur u blenë, u ruajtën dhe kur u përdorën granatat që ishin pjesë e misionit në Mali.  Ushtarët vdiqën pasi u shpërtheu një granatë. Bordi Hollandez i Sigurisë (OVV) publikoi një raport javën e kaluar duke thënë se ushtarët, të cilët u vranë në korrik të vitit të kaluar, vdiqën si rezultat i mangësive serioze nga ana e ministrisë së mbrojtjes. Ministria kishte nisur një hetim mbi misionin kur OVV publikoi draft raportin e saj gjatë verës, ndërsa deputeët kërkuan nga ish-ministrja që të sqarojë pse është vazhduar misioni. Dorëheqja e saj vjen në kohën kur negociatat për të formuar një qeveri të re në Holandë duket se po hyjnë në fazën e saj përfundimtare.