Në Barcelonë protesta kundër pavarësisë së Katalonjës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61021-në_barcelonë_protesta_kundër_pavarësisë_së_katalonjës
Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë sot në protestën në Barcelonë kundër planeve të qeverisë rajonale për ndarjen e Katalonjës nga pjesa tjetër e Spanjës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 08, 2017 15:46 Europe/Tirane
  • Në Barcelonë protesta kundër pavarësisë së Katalonjës

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë sot në protestën në Barcelonë kundër planeve të qeverisë rajonale për ndarjen e Katalonjës nga pjesa tjetër e Spanjës.

Grupi që e ka organizuar këtë protestë, Shoqëria Civile e Katalonjës, ka pretenduar se në marshin protestues nëpër rrugët e Barcelonës, kanë marrë pjesë 950 mijë vetë. Para demonstratës ishte raportuar se shumë protestues kishin ardhur në Barcelonë nga kryeqyteti Madrid për të marrë pjesë në protestë. Kjo demonstratë u bë një javë pasi qeveria e rajonit të Katalonjës, që është pro-pavarësisë, e ka mbajtur referendumin për ndarje, përkundër pezullimit të tij nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Spanjës. Nga ana tjetër, Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thotë se qeveria e tij mund t’i shfrytëzojë të drejtat kushtetuese për ta pezulluar autonominë e Katalonjës dhe ta parandaloj këtë rajon nga ndarja prej Spanjës. “Absolutisht nuk përjashtoj asgjë që është brenda ligjit”, tha Rajoy në intervistën për gazetën El Pais, dhe ka shtuar se “do të ishte ideale që të mos ketë nevojë për implementim të zgjidhjeve ekstreme, por që kjo të mos ndodhë, gjërat duhet të ndryshojnë”. Më tutje, ai theksoi se “dëshiroj që kërcënimi për referendum të pavarësisë të tërhiqet sa më shpejtë që është e mundshme”. Ai ka shprehur përkushtim se qeveria qendrore do të siguroj se kurrfarë deklarate e pavarësisë së Katalonjës nuk do të jetë fuqiplotë dhe se “nuk do të çonte askund”.