Republikanët heshtin përball polemikave mes Trump dhe Corcer
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61219-republikanët_heshtin_përball_polemikave_mes_trump_dhe_corcer
Shumica e republikanëve amerikanë i janë shmangur reagimeve ndaj çështjes së kritikave të senatorit republikan ndaj qëndrimeve të presidentit të këtij vendi në lidhje me marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 11, 2017 08:23 Europe/Tirane
  • Republikanët heshtin përball polemikave mes Trump dhe Corcer

Shumica e republikanëve amerikanë i janë shmangur reagimeve ndaj çështjes së kritikave të senatorit republikan ndaj qëndrimeve të presidentit të këtij vendi në lidhje me marrëveshjen bërthamore.

Gazeta amerikane "Huffington Post" në një raport të se ka shkruar se republikanët e Amerikës kanë heshtur ndaj deklaratave të Bob Corcer, senatorit republikan dhe kryetarit të komisionit për marrëdhënie me jashtë në Senatin e Amerikës, i cili ka thënë se politikat e Donald Trump, presidentit të Amerikës, po e çojnë këtë vend drejt një lufte të tretë botërore. Pasi presidenti i Amerikës me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter ditën e diele ka sulmuar senatorin Bob Corcer në lidhje me çështjen e Iranit, Corcer në përgjigje të këtij sulmi ditën e diele në një intervistë me gazetën "New York Times", ka thënë se politikat e Trump mund të vendosin Amerikën në rrezikun e përballjes me një luftë të tretë botërore. Bob Corcer ka shtuar se ai edhe më parë ka paralajmëruar se veprimet e presidentit të Amerikës janë sikur të një nxënësi të politikës.