Satelitet ushtarake vërejnë aktivitete të pazakonta në Korenë Veriore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61491-satelitet_ushtarake_vërejnë_aktivitete_të_pazakonta_në_korenë_veriore
Koreja e Veriut në 24 orët e fundit ka bërë lëvizjen e lancuesve të raketave balistike bërthamore, duke i pozicionuar ato në jug të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 15, 2017 11:16 Europe/Tirane
  • Satelitet ushtarake vërejnë aktivitete të pazakonta në Korenë Veriore

Koreja e Veriut në 24 orët e fundit ka bërë lëvizjen e lancuesve të raketave balistike bërthamore, duke i pozicionuar ato në jug të vendit.

Koreja e Jugut dhe SHBA-të kanë shprehur shqetësimin e tyre se kjo mund të jetë një tjetër përgatitje për testin e radhësh të raketës balistike e cila mund të arrijë brigjet e SHBA-vë. Gjithashtu raportohet se është vërejtur edhe aktiviteti i nëndetëseve bërthamore të Koresë Veriore cilat janë vënë në formë rrethi në detin e Koresë. Pamjet satelitore amerikane kapën kohët e fundit imazhe të raketave balistike të montuara në TEL të transportuara nga një hangar në zonat pranë Phenianit dhe Provincës Pyongan Veriore.