Rusia: Amerika të largojë bombat atomike nga Evropa
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61705-rusia_amerika_të_largojë_bombat_atomike_nga_evropa
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka bërë thirrje Uashingtonit për të hequr armët bërthamore të vendosura në Evropë.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Tetor 20, 2017 19:26 Europe/Tirane
  • Rusia: Amerika të largojë bombat atomike nga Evropa

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka bërë thirrje Uashingtonit për të hequr armët bërthamore të vendosura në Evropë.

Diplomati i lartë rus tha se bombat atomike të SHBA-ve të vendosura në Evropë duhej të ktheheshin përsëri në territorin e SHBA. Lavrov e bëri këtë deklaratë në një fjalim të premten në Moskë në një konferencë ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve atomike. "Pozicioni i Rusisë është i qartë. Nuk kemi ndërmend të hyjmë në Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore. Shkatërrimi i plotë i armëve atomike është i mundur vetëm si pjesë e çarmatimit të plotë me kusht që të garantohet siguri e barabartë dhe e pandarë për të gjithë, përfshirë ata që posedojnë armë bërthamore siç thuhet në traktatin mbi mospërhapjen e armëve bërthamore, "tha ministri i jashtëm rus.  Lavrov tha se Moska kishte shqetësimet e veta lidhur me shkeljet e mundshme të SHBA dhe akuzoi Uashingtonin për "mbajtjen e heshtjes" në lidhje me "veprimet e paskrupullta" të tij.