Zbatohen disa nga urdhrat anti-emigracion të Trump
Me verdiktin e lëshuar nga gjykata federale e Kalifornisë, një pjesë e urdhrave të Donald Trump kundër emigracionit për bllokimin e futjes së shtetasve nga disa vende islamike, është vënë përsëri në zbatim.
Gjykatat e Lartë e Amerikës ka lejuar qeverinë e këtij vendi që ta zbatojë në mënyrë më të ashpër dekretin e anti-emigracion të Donald Trump. Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Gjykata e Lartë e Amerikës i ka dhënë leje qeverisë së këtij vendi që ta zbatojë në mënyrë më të ashpër dekretin e anti-emigracion të Donald Trump deri në kohën kur ky dekret të hyjë në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Lartë e Amerikës njëkohësisht me këtë dekret ka lejuar gjyshërit dhe gjyshet e emigrantëve që të hyjnë në territorin e Amerikës. Donald Trump ka nënshkruar një version tjetër të urdhrit që ndalon për 90 ditë hyrjen e shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane në shtetet e bashkuara të Amerikës. Nga lista është hequr Iraku, duke lënë në fuqi urdhrin tashmë për 6 vende si Irani, Libia, Somalia, Sudani ,Jemeni dhe Siria. Lajmi është bërë i ditur nga këshilltarja e presidentit amerikan e cila konfirmoi se shtetasit e vendeve të përfshira në listë por që disponojnë leje qëndrimi nuk do të preken nga urdhri i ri. Fakti që ndryshimet u deklaruan 10 ditë përpara se urdhri të hyjë në fuqi, pritet të evitojë skenat kaotike në aeroporte.