Amerika pengon dërgimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti
(last modified Wed, 15 Nov 2017 08:13:07 GMT )
Nëntor 15, 2017 09:13 Europe/Tirane
  • Amerika pengon dërgimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti

Amerika me masat e saj kundër Iranit ka penguar iranianët që jetojnë në Amerikë që të ndihmojnë bashkatdhetarët e tyre me ndihma financiare. Problemi më i madh i iranianëve me banim në Amerikë është mënyra e dërgimit të ndihma financiare për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Iran. Tërmeti që goditi pjesën perëndimore të Iranit, ka shkaktuar vdekjen e  personave 450  dhe lëndimin e rreth 8000 personave të tjerë.

Autoritetet kanë njoftuar për vazhdimin e kërkimit të viktimave nën gërmadha dhe numri i personave që kanë humbur jetën nga ky tërmet mund të shtohet edhe më tepër. Tërmeti ka goditur disa provinca në perëndim të Iranit dhe ka shkaktuar një kaos publik në mesin e banorëve të këtij rajoni të cilët kanë dalë në rrugë. Sipas raporteve zyrtare, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë zona kufitare mes Irakut dhe Iranit, gjegjësisht rajoni Azgale në provincën Kermanshah të Iranit. Tërmeti i fuqishëm me intensitet 7,3 ballë të shkallës Rihter, goditi rajonin kufitar midis Iranit dhe Irakut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa provinca perëndimore iraniane, më së shumti në provincën Kermanshah. Ndërsa kombi iranian po kapërcen pasojat e para të kësaj fatkeqësie natyrore, njerëzit po mbledhin ndihma për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre të prekur nga tërmeti. Radhë të gjata janë formuar nga njerëz të gatshëm për të dhuruar gjak për të ndihmuar njerëzit në zonat e goditura nga tërmeti, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe njësitë ushtarake po nxitojnë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

 

Tags