Trump përsëri sulmon mediat amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62511-trump_përsëri_sulmon_mediat_amerikane
Presidenti i Amerikës përsëri ka kritikuar ashpër mediat e këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 16, 2017 09:50 Europe/Tirane
  • Trump përsëri sulmon mediat amerikane

Presidenti i Amerikës përsëri ka kritikuar ashpër mediat e këtij vendi.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, të mërkurën pas kthimit nga turneu i tij në Azinë Lindore, ka filluar publikimin e mesazheve në Twitter dhe ashtu si në të kaluarën ka kritikuar ashpër mediat amerikane dhe ka shkruar se gjatë qëndrimit në Filipine pas shumë muajve u detyra të shikojë kanalin televiziv CNN dhe përsëri e ka kuptuar se ai është një kanal i keq dhe vetëm gënjen. Trump u mundua gjithashtu ta vlerësojë pozitivisht turneun e tij dhe takimet që ka zhvilluar me liderët e vendeve të Azisë Lindore duke e lidhur këtë sukses me politikën e tij. Presidenti amerikan pretendoi se turneu i tij kishte suksese të rëndësishme, mirëpo realiteti është ky që protestat e gjera në disa vende aziatike si në Korenë Jugore, Japoni dhe Filipine kanë treguar kundërshtimin e qytetarëve të këtyre vendeve me turneun e Trump. Në një sondazh të institutit Gallup të publikuar ditë më parë, thuhet se popullariteti i Trump ka rënë në 35% në mesin e qytetarëve amerikanë.