Turqia, reagon ndaj ofendimeve të NATO-s
(last modified Sun, 19 Nov 2017 07:04:59 GMT )
Nëntor 19, 2017 08:04 Europe/Tirane
  • Turqia, reagon ndaj ofendimeve të NATO-s

Ministria e jashtme e Turqisë me anë të një deklarate ka reaguar ndaj veprimit armiqësor të dy prej punonjësve të NATO-s në manovrat e aleancës në Norvegji.

Dy prej punonjësve të NATO-s kanë kryer akte kundër themeluesit të republikës turke dhe kundër vetë presidentit Rexhep Taip Erdogan. Ministria e jashtme e Turqisë duke reaguar ndaj këtij incidente atë e ka quajtur veprim për të ardhur keq. Kjo ministri ka thënë se akti i 2 punonjësve të NATO-s ishte keqardhës, imoral dhe i papranueshëm dhe procesi gjyqësor ndaj tyre duhet të ndiqet me seriozitet. Presidenti i Turqisë duke reaguar ndaj këtij incidenti, ka tërhequr menjëherë 40 prej forcave turke nga manovra e NATO-s në Norvegji. Turqia ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në kohën e stërvitjeve dhe manovrave ushtarake që organizohen në Norvegji. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se është i informuar për ngjarjet e ndodhura në stërvitjen Trident Javelin të NATO-s në Norvegji, duke kërkuar “falje për gabimin e ndodhur”. “Jam informuar për ngjarjet që ndodhën gjatë stërvitjes në Qendrën e Përbashkët Luftarake (JWC) të NATO-s në Stavanger të Norvegjisë. Kërkoj falje për gabimin e ndodhur. Ngjarjet kanë rrjedhur nga veprimet e një personi të vetëm dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e NATO-s”, ka thënë Stoltenberg në një deklaratë në lidhje me skandalin e ndodhur në stërvitjen e NATO-s në JWC. Duke vënë në dukje se është larguar menjëherë nga detyra personi që ka shkaktuar skandalin dhe se ka nisur një hetim rreth këtij personi, Stoltenberg tha se personi në fjalë nuk është punonjës i NATO-s. “Është një nëpunës civil i emëruar nga Norvegjia. Vendimi i mundshëm i dënimit për këtë person do të jepet nga autoritetet norvegjeze”, vuri në dukje Stoltenberg. Turqia është një aleate e vlefshme për NATO-n dhe ka kontribut të rëndësishëm në sigurinë e aleancës”, shtoi ai. Ndryshe, gjatë disa simulimeve kompjuterike gjatë stërvitjes së NATO-s në JWC, emri i presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe fotografia e themeluesit të Republikës së Turqisë u treguan si armiqësorë. Më herët, presidenti turk Erdogan njoftoi se kanë vendosur që të tërheqin 40 ushtarët turq nga stërvitja e NATO-s në Norvegji si rezultat i incidentit. Pas incidentin e ndodhur në stërvitjen e NATO-s në Norvegji, çdo reagim i vogël i Ankarasë kundër vendeve perëndimore merr përgjigjen e ashpër të këtyre vendeve. Si rezultat i reagimeve të Ankarasë në një marrëveshje buxhetore për vitin 2018, Bashkimi Evropian, njoftoi se fondet e destinuara për Turqinë do të zvogëlohen, duke ngritur dyshime rreth angazhimit të Ankarasë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte bërë thirrje për një shkurtim të fondeve, të cilat janë të lidhura me zvarritjen e anëtarësisë të Turqisë për tu bashkuar me bllokun, pas arrestimeve masive në vend që nga puçi i dështuar i korrikut të vitit 2016. Deputetët dhe shtetet anëtare janë dakorduar të ulin fondet në 105 milionë euro dhe ngrijnë një shtesë tjetër prej 70 milionë eurosh të shpenzimeve që ishin prezantuar më herët. Në një deklaratë, ligjvënësit thanë "ata e konsiderojnë përkeqësimin e situatës shqetësuese në lidhje me demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut". Turqia ka hedhur poshtë më shumë se 140,000 zyrtarë që nga puç dhe arrestoi 50,000 të tjerë duke përfshirë politikanë të opozitës, akademikë, gazetarë, aktivistë dhe qytetarë të BE. Qeveria gjermane ka paralajmëruar qytetarët e saj kundër udhëtimit në Turqi, pasi ata rrezikojnë të arrestohen në mënyrë "arbitrare". Evropa kishte premtuar 4.45 miliardë euro në shpenzime për Turqinë nga viti 2014 në 2020, por vetëm 360 milionë euro janë ndarë deri më tani.

 

Tags