Akuzat e opozitës dhe përgjigja e Erdoganit
Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Turqi e ka akuzuar presidentin turk për korrupsion dhe nepotizëm duke shkaktuar reagimin e ashpër të Erdoganit.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se është i gatshëm të dorëhiqet nëse opozita vërteton akuzat se ai posedon mjete financiare në llogari bankare jashtë vendit. Presidenti i Turqisë ka thënë se në rast se Kemal Kaliçdaroglu, lideri i Partisë Republikane të këtij vendi, arrin ta vërtetojë këtë pretendim se Erdogan dhe familja e tij kanë pasuri me miliona dollarë jashtë vendit, Erdogani do të japë dorëheqje. Agjencia e lajmeve Anatolu njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë deklaroi: “Një individ thotë se fëmijët, vëllai dhe të afërmit e mi kanë me miliona dollarë pasuri jashtë vendit. Nuk dua ta përsërisë më emrin e tij, mirëpo nëse ai ka dëshmi dhe dokumente për ta vërtetuar pretendimin e tij, le t’i publikojë për publikun në mënyrë që të merren masat e nevojshme”. Ai shtoi: “Nëse Erdogan ka një kurosh të deponuar jashtë vendit dhe nëse vërtetoni këtë gjë, unë asnjë minutë nuk do të qëndrojë president i Turqisë dhe do të japë dorëheqje nga posti i presidentit. Por në të kundërtën edhe ai duhet të premtojë se në rast se nuk mund t’i vërtetojë këto pretendime, duhet të japë dorëheqje nga funksioni që mbanë”. Gjatë një fjalimi në një aktivitet në Stamboll të organizuar në ditën ndërkombëtare të luftës kundër dhunës ndaj grave, Erdogan u ndal edhe tek pohimet e bëra ditë më parë nga kreu i opozitës turke Kemal Kilicdaroglu, i cili e akuzoi presidentin e Turqisë se i "nxjerr paratë jashtë shtetit në mënyrë që të shmangë tatimin". “I them personit të cilit nuk dua t'ia përmend emrin se jam i gatshëm që para popullit të tërhiqem nëse ai posedon prova për pohimet e bëra. Nëse nuk ke prova, atëherë do të duhet të dalësh para popullit dhe të kërkosh falje për shpifjet e bëra”, theksoi Erdogan, raporton Anadolu Agency. Kreu i shtetit turk ka parashtruar një padi për shpifje dhe shkelje të imazhit personal dhe familjar kundër Kilicdaroglu, ku kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 1.5 milionë lira (rreth 400.000 dollarë). “Prezantoni provat se në cilat banka jashtë shtetit janë ato llogari në emër të Tayyip Erdoganit. Nëse nuk mund ta dëshmoni këtë, atëherë do të duhet të tërhiqeni nga politika. Nëse e dëshmoni, unë do të tërhiqem edhe nga posti edhe nga politika. Urdhëroni në mejdan”, tha presidenti Erdogan.