Reagimet evropiane ndaj vendimit të njëanshëm të Trump
Në vazhdën e reagimeve ndaj vendimit të njëanshëm të presidentit amerikan për njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist, shefja e diplomacisë evropiane edhe një herë ka kritikuar këtë vendim.
Federika Mogherini ka thënë vendimi i Trump do të ulë kredibilitetin e Uashingtonit në pozitën e ndërmjetësuesit në të ashtuquajturin proces i paqes në lindjen e Mesme. Angela Merkel kancelare e Gjermanisë ka kërkuar rifillimin e negociatave dhe shqyrtimin e situatës së Kodsit. Erna Solberg kryeministre e Norvegjisë gjithashtu ka reaguar ndaj vendimit të Trump duke e quajtur atë veprim shqetësues që i largon palët nga tryeza e bisedimeve. Ministria e jashtme e Bjellorusisë gjithashtu ka thënë se ky vend nuk ka asnjë program për transferimin e ambasadës nga Tel Avivi për në Kods. Edhe ministria e jashtme e Polonisë me anë të një deklarate, vendimin e presidentit amerikan për transferimin e ambasadës nga Tel Avivi në Kods e ka quajtur veprim që bie ndesh me procesin e kompromisit dhe ka thënë se Polonia kërkon një rrugëzgjidhje politike që do t’i japë fund përleshjeve dhe konflikteve në Palestinë. Më herë vendimin e presidentit amerikan e ka dënuar edhe ish presidenti francez Francois Hollande.