Erdogan: Izraeli “shtet terrorist” dhe “vrasës i fëmijëve”
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka marrë një qëndrim të ashpër ndaj Izraeli pas vendimit të fundit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Kudsin e pushtuar si kryeqytetin e regjimit të Tel Avivit, duke e përshkruar Izraelin si një "shtet terrorist" dhe "vrasës të fëmijëve".
Duke folur të dielën në një kongres të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në krahinën qendrore turke të Sivas, Erdogan kritikoi forcën "joproporcionale" që u përdor nga forcat izraelite kundër protestuesve palestinezë, duke thënë se Izraeli ishte një regjim "shtypës dhe okupues". "Vendimi i Amerikës nuk përputhet me të drejtën ndërkombëtare dhe ndërgjegjen njerëzore, drejtësinë dhe faktet rajonale. Kjo deklaratë është një goditje e madhe për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën SHBA është gjithashtu anëtare", tha Erdogan duke shtuar: "Kombet e Bashkuara nuk mund të kenë ndonjë kredibilitet kur anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB nuk e respektojnë atë". "Izraeli është një shtet okupues dhe policia e tij po vret të rinjtë dhe fëmijët ... Ata po godasin Gazën me avionë F-16. Ata po e vrasin Palestinën, "tha Erdogan. "Po e them këtë me zë të lartë dhe të qartë, të jesh i fortë nuk do të thotë se je i drejtë", vuri në dukje Presidenti turk.