Mbështetja e Rusisë për qeverinë siriane
Një zëdhënës i pallatit presidencial të Rusisë njoftoi se Moska do të vazhdojë të mbështesë qeverinë siriane.
Rusia ka nisur tërheqjen e disa trupave të saj nga Siria, ka njoftuar ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar tërheqjen e pjesshme gjatë një vizite të paparalajmëruar në Siri, që ka realizuar të hënën. I pyetur se sa kohë do t’i duhet Rusisë për tërheqjen e kontingjentit të saj ushtarak, ministri rus i Mbrojtjes, Shoigu, tha se “kjo do të varet nga situata në Siri". Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011. Rusia ka nisur fushatën e sulmeve ajrore kundër grupeve terroriste, në vitin 2015. Qysh atëherë, Moska ka rritur edhe praninë ushtarake në terren.