Pretendimet e Nicky Halley kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64547-pretendimet_e_nicky_halley_kundër_iranit
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara për të devijuar vëmendjen e opinionit publik dhe  zemërimin global mbi vendimin e presidentit amerikan mbi Kodsin dhe vrasjen e fëmijëve jemenas me armët  municionet amerikane thotë se Irani dërgon raketa në Jemen
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 16, 2017 06:47 Europe/Tirane
  • Pretendimet e Nicky Halley kundër Iranit

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara për të devijuar vëmendjen e opinionit publik dhe  zemërimin global mbi vendimin e presidentit amerikan mbi Kodsin dhe vrasjen e fëmijëve jemenas me armët  municionet amerikane thotë se Irani dërgon raketa në Jemen

Nicki Halley, të enjten në një raport në OKB-së në Nju Jork, pretendoi se Irani dërgon armë në për lëvizjen Ansarullah (Houthi) duke shfaqur një raketë që Riadi ia ka dhënë Amerikës në fillim të nëntorit 2017. Ambasadorja e SH.B.A. në Kombet e Bashkuar pastaj iu referua marrëveshjes bërthamore dhe programit të përbashkët të veprimit dhe pretendoi se ky akord nuk ishte vetëm për programin bërthamor të Iranit. Golam’ali Khoshro, përfaqësuesi iranian në OKB menjëherë pas lojërave politike të "Nicky Halley", e cila tregon aventurën e re anti-iraniane të Shteteve të Bashkuara në rajon, theksoi: "Akuzat e sjella nga Shtetet e Bashkuara mbi Iranin janë të pabaza dhe të papërgjegjshme, provokuese dhe destruktive ". Shumë analistë thonë se akuzat amerikane kundër Iranit janë një formë mbulese për SHBA për të mbuluar krimet e luftës të Arabisë Saudite në Jemen. Administrata e Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara, po ndjek qëllime shkatërruese ne rajonin e Azisë Perëndimore dhe është e vendosur të vazhdojë të mashtrojë opinionin publik të botës. Kjo metodë u përsërit gjatë presidencës së George Bush dhe pati një përvojë të hidhur për amerikanët. Në vitin 2003, administrata e Shteteve të Bashkuara me një inteligjencë ushtarake bazuar në informacione të rreme për ekzistencën e armëve të ndaluara në Irak, e çoi përfundimisht Amerikën në agresionin kundër Irakut, pushtim ky që ishte një turp për amerikanët. Qeveria e Trump-it, në një ndarje të punës me sionistët dhe sauditët, ndjek synime të caktuara me pretendimet e rreme kundër Iranit. Shtetet e Bashkuara po mbrojnë një aleancë rajonale dhe globale kundër Iranit në çështjen e "suksesit" dhe influencës së Iranit mbi zhvillimet në rajon. Shtetet e Bashkuara po përpiqen të çarmatosin rolin e Iranit në rajon, ndërkohë që bashkëpunojnë me sionistët dhe sauditët për të përmbysur rrjedhat e rajonit. Prezantimi i programit raketor të Iranit si kërcënues dhe pretendimi për përfshirjen e Iranit në çështjet arabe është një mashtrim për të mbuluar krimet e dy regjimeve fëmijë-vrasës sionist dhe saudit dhe në të njëjtën kohë vazhdimin i aventurave të SHBA me këto dy regjime. Shtetet e Bashkuara me mashtrimet e tyre aventureske janë munduar për të çuar përpara qëllimet e tyre në rajon. Në këtë kuadër; John Aravosis, një gazetar dhe ekspert amerikan, në përgjigje të pretendimit të Nicky Halley kundër Iranit tha se "nuk ka asnjë arsye për të besuar pretendimet e Nicky Halley ndaj Iranit, pasi ajo përfaqëson gënjeshtrat e presidentit Trump". Shtetet e Bashkuara akuzojnë Iranin për dërgimin e armëve në Jemen, ndërkohë që Amerika është bërë qendra e dërgimit të armëve të Arabisë Saudite që nga viti 2015. Koalicioni agresiv saudit për gati tre vjet radhë me armët amerikane ka vrarë shumë jemenas, veçanërisht fëmijët dhe gratë e Jemenit. Në të njëjtën kohë, dy gazetarë francezë që kanë shkuar në Jemen zbuluan se bombat që regjimi saudit lëshon mbi popullin e shtypur të Jemenit janë prodhim amerikan. Kjo dhe çështje të tjera, përfshirë komplotin e presidentit amerikan kundër Kodsit, janë realitetet aktuale të rajonit të Azisë Perëndimore  realitete ku Shtëpia e Bardhë luan një rol të drejtpërdrejt. Në këto rrethana, retorika anti-Iran e Donald Trump ka për qëllim shtrembërimin e realitetit për opinionin publik.