Erdogan: Rezolutën e Kodsit do ta dërgojmë në AP të OKB
Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë në një takim që pati me Omar Guelleh president i Xhibutit i cili ndodhet për një vizitë në Ankara, tha se Turqia rezolutën për Kodsin që kundër saj Amerika vendosi veton, do ta dërgojë në AP të OKB.
Ndër të tjera presidenti i Turqisë tha se Shtetet e Bashkuara janë izoluar edhe më tej pasi ka vënë veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke bërë thirrje për anulimin e vendimit kundërthënës të Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur Kodsin e shenjtë si kryeqytetin e Izraelit. Katërmbëdhjetë anëtarë të këshillit me 15 anëtarë votuan të hënën në favor të rezolutës së hartuar nga Egjipti, e cila nuk e caktoi në mënyrë specifike SHBA apo Trump por shprehu keqardhjen e thellë në vendimet e fundit lidhur me statusin e Kodsit , ndërsa ambasadorja e SHBA Nikki Haley përdori veton e Uashingtonit kundër rezolutës. Aleatët kryesorë të Uashingtonit - Britania e Madhe, Italia, Franca, Ukraina dhe Japonia - ishin të gjitha ndër 14 vendet që votuan në favor të rezolutës, e cila pohoi se "çdo vendim dhe veprim, që synon të ndryshojë karakterin, statusin ose përbërjen demografike të Qytetit të Shenjtë të Kodsit nuk kanë efekt ligjor, janë të pavlefshëm dhe duhet të anulohen në përputhje me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit.