34 pjesëtarë të dyshuar të ISIS arrestohen në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65393-34_pjesëtarë_të_dyshuar_të_isis_arrestohen_në_turqi
Gazeta turke Hürriyet raportoi se oficerë të policisë anti-terroriste në qytetet Adana dhe Stamboll kanë arrestuar 34 pjesëtarë të dyshuar të ISIS, duke përfshirë 22 shtetas të huaj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 27, 2017 08:23 Europe/Tirane
  • 34 pjesëtarë të dyshuar të ISIS arrestohen në Turqi

Gazeta turke Hürriyet raportoi se oficerë të policisë anti-terroriste në qytetet Adana dhe Stamboll kanë arrestuar 34 pjesëtarë të dyshuar të ISIS, duke përfshirë 22 shtetas të huaj.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, oficerë të policisë turke në një operacion ka rrethuar shtatë lokacione në dy pjesë të qytetit dhe ka arrestuar 22 shtetas të huaj nën akuzat për anëtarësim në grupin terrorist ISIS. Gazeta Hürriyet në një informacion tjetër ka bërë të ditur se policia anti-terroriste e Adanës ka arrestuar 12 pjesëtarë të dyshuar të grupit ISIS. Për shkak të kufirit të gjatë prej 1, 500 km me Irakun dhe Sirinë në jug të vendit, Turqia ka qenë faktori më i rëndësishëm në transferimin e elementëve të ISIS në Irak dhe Siri gjatë viteve të fundit.