Lavrov: Amerika duhet të largohet prej Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65501-lavrov_amerika_duhet_të_largohet_prej_sirisë
Ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se pas disfatës së terroristëve në Siri, Amerika duhet të largohet nga ky vend sa më shpejt që të jetë e mundur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2017 05:52 Europe/Tirane
  • Lavrov: Amerika duhet të largohet prej Sirisë

Ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se pas disfatës së terroristëve në Siri, Amerika duhet të largohet nga ky vend sa më shpejt që të jetë e mundur.

Amerika me pretekstin e luftës kundër grupeve terroriste, ka dislokuar ilegalisht trupa ushtarake në këtë vend. Sipas raporteve zyrtare deri tani Amerika ka shpenzuar me miliarda dollarë për pajisjen e terroristëve me armatime në Siri dhe në Irak. Zyrtarët sirianë dhe irakianë si dhe shumë organizata ndërkombëtare, veprimet e Amerikës në Siri i kanë cilësuar të njëjta me pushtimin e këtij vendi. Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë ka thënë se është i habitshëm arsyetimi i Pentagonit rreth pranisë ushtarake amerikane në Siri, i cili ka thënë se këto forca janë dislokuar për të çuar përpara procesin e zgjidhjes politike të krizës në Siri. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist.