Erdogan: Amerika vazhdon armatosje e Kurdëve
Presidenti i Turqisë deklaroi se Amerika vazhdon të armatosë paramilitarët Kurdë dhe shtoi se Turqia atë që bëri kundër ISIS në Siri do të bëjë edhe kundër anëtarëve të varur nga partia Unioni Demokratik.
Në një fjalim të tij në kongresin e partisë Drejtësia dhe Progresit në Turqi, presidenti Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia do të vendosë me patjetër sigurinë e kufijve të saj me Sirinë dhe shtoi: Në kohën kur ne pastruam qytetet Aferin dhe Manbexh në provincën Edlib nga prania e terroristëve të PID, banorët e vërtetë të këtyre qyteteve u kthyen në shtëpitë e tyre. Erdogan deklaroi se Amerika ka dërguar 4 mijë kamionë me armatime dhe municione për armatosjen e anëtarëve të partisë Unioni Demokratik i kurdëve.