Fotografitë që irrituan izraelitët
Pas arrestimit të Ahed Tamimi, vajzës palestineze dhe transferimit të saj në burgjet e regjimit sionist, në shumë vende evropiane janë publikuar fotografitë e saj duke protestuar kundër forcave ushtarake të regjimit sionist dhe duke u përleshur me ata, gjë që ka ngjallur irritimin e madh të izraelitëve.
Sipas agjencisë së lajmeve afkar News, pas arrestimit të vajzës palestineze Ahed Tamimi dhe burgosjes së saj nga forcat e regjimit sionist, në shumë qytete evropiane janë publikuar fotografi të saj duke protestuar ballë përballë me forcat ushtarake të regjimit sionist dhe ky veprim ka irrituar në masë të madhe izraelitët. Fotografitë e Ahed Tamimi janë vendosur edhe në disa autobus në Londër, kryeqytetin e Britanisë së Madhe. Fotografitë dhe posterët e Ahed Tamimi të cilat janë publikuar në qytetet evropiane, kërkojnë lirinë e saj. Autoritetet izraelit gjithashtu kanë deklaruar se grupet mbështetëse të Izraelit në Evropë dhe Britani të Madhe kanë kërkuar nga autoritetet evropiane që të mbledhin fotografitë dhe posterët e kësaj luftëtare palestineze nga rrugët e qyteteve evropiane.