Nis përballja me rrjetet sociale në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65991-nis_përballja_me_rrjetet_sociale_në_evropë
Qeveria gjermane me nisjen e vitit të ri 2018, ka nxjerrë një ligj të ri I cili i detyron kompanitë e rrjeteve sociale që kanë më shumë se 2 milion përdorues, që të fshijnë brenda 24 orëve ato informacione të jashtëligjshme, menjëherë sapo ata të informohen për ekzistencën e këtyre informacioneve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2018 06:00 Europe/Tirane
  • Nis përballja me rrjetet sociale në Evropë

Qeveria gjermane me nisjen e vitit të ri 2018, ka nxjerrë një ligj të ri I cili i detyron kompanitë e rrjeteve sociale që kanë më shumë se 2 milion përdorues, që të fshijnë brenda 24 orëve ato informacione të jashtëligjshme, menjëherë sapo ata të informohen për ekzistencën e këtyre informacioneve.

Kompanitë që nuk pajtohen me këtë ligj dhe nuk e zbatojnë atë, do të përballen me gjoba të mëdha deri në 50 milionë euro. Ligji do të zbatohet kryesisht për Twitter, YouTube dhe Facebook. Zbatimi i këtij ligji në Gjermani si vendi më i madh dhe më i rëndësishëm në Bashkimin Evropian do të jetë nxitje për miratimin dhe zbatimin e ligjeve të ngjashme nga vendet e tjera evropiane. Përveç shkelësve që përdorin rrjetet sociale për qëllime të tilla si mashtrimi dhe spam, vjedhjet e internetit, trafikimi i qenieve njerëzore, shitjet e paligjshme dhe të ngjashme, një prej shqetësimeve kryesore të qeverive evropiane, si Gjermania, është përdorimi gjithnjë në rritje i rrjeteve sociale nga grupet terroriste. Qëllimi i këtyre veprimeve është kryesisht për të propaganduar dhe justifikuar qëndrimet dhe veprimet e ISIS, por qëllimi më i rëndësishëm i këtyre aktiviteteve kibernetike është të tërhequr qytetarë të rinj evropianë, veçanërisht emigrantë myslimanë, nga vende të tilla si Gjermania, Franca dhe Britania për t'i përdorur ato për kryerjen operacioneve terroriste. Në Evropë për shkak të hapësirës së gjerë, komplikacioneve dhe qasjes së lirë në hapësirën kibernetike, veçanërisht tek rrjetet sociale, ISIS ka qenë në gjendje të zgjerojë operacionet e tij nëpërmjet mbështetësve dhe anëtarëve të vet në fushën e operacioneve virtuale. Ben Wallace, sekretari britanik i sigurimit kombëtar, rrjetet sociale si Facebook, Google dhe kompani të tilla i përshkruan si "konsumatorë brutalë" dhe thotë se pavarësisht përhapjes së mesazheve të padëshiruara përmes këtyre rrjeteve sociale, ata nuk janë ndihmuar që të luftojnë ekstremizmin dhe terrorizmit. Në maj 2017, Europol (Policia Evropiane) njoftoi zgjerimin e rrjeteve sociale të grupit terrorist ISIS në Evropë dhe deklaroi se janë zbuluar më shumë se dy mijë media në lidhje me ISIS. Duke pasur parasysh këto fusha, veprimi i qeverisë gjermane është me të vërtetë për të parandaluar procese të tilla shqetësuese të abuzimit të rrjeteve sociale për qëllime të paligjshme ekonomike ose për qëllime terroriste. Megjithatë, një nga faktorët vendimtarë në këtë drejtim do të ishte shkalla e bashkëpunimit të kompanive që zotërojnë rrjetet sociale. Në të njëjtën kohë, politika kontradiktore e perëndimit mbi rrjetet sociale vihet re tek vendosja e rregullave strikte nga ana e tyre mbi këto rrjete dhe tek kritikat e tyre mbi kufizimet e vendosura nga vende të tjera ndaj këtyre rrjeteve.