Presidenti i Venezuelës mbështet popullin dhe qeverinë iraniane
Presidenti i Venezuelës ka mbështetur popullin dhe qeverinë iraniane në përballje me trazirat e fundit në vend.
Nikolas Maduro, dënoi trazirat dhe veprimet e dhunshme në Iran dhe ka deklaruar se qeveria e tij mbështet qeverinë e Iranit. Prisnit i Venezuelës deklaroi se protestat dhe trazirat në Iran janë kryer me mbështetjen dhe ndërhyrjen e imperializmit amerikan. Ditët e fundit, një numër njerëzish në disa qytete në Iran, duke protestuar për çmimet e disa mallrave dhe dobësinë e qeverisë në kontrollimin e tyre, u ngritën në protestua, por disa prej këtyre tubimeve u shfrytëzuan nga elementë oportunistë të cilët kryen trazira duke pasur mbështetjen e huaj. Autoritetet amerikane, regjimi sionist dhe mediat e huaja po i shfrytëzojnë këto tubime popullore për të drejtuar njerëzit në drejtim të trazirave dhe kaosit. Por të mërkurën, Irani, me një marshim masiv dhe me vullnet të plotë në qytete të ndryshme, shprehu zemërimin dhe neverinë ndaj komplotit të ri të armiqve dhe ndaj atyre që me veprime të dhunshme shkatërrojnë pronën publike.