Avionët e NATO-s interceptojnë avionët rusë mbi Balltik
(last modified Sat, 06 Jan 2018 18:00:04 GMT )
Janar 06, 2018 19:00 Europe/Tirane
  • Avionët e NATO-s interceptojnë avionët rusë mbi Balltik

Ministria e Mbrojtjes e  Rusisë  bëri të ditur se avionët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) kanë interceptuar dhe ndjekur dy avionë luftarakë të Rusisë në Detin Balltik.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax njofton se Ministria e Mbrojtjes e  Rusisë  ka publikuar sot një Komunikatë ku thuhet se avionët F-15 të NATO-s kanë interceptuar dy avionë Sukhoi-30 MS të forcave ruse që ishin duke kryer misione trajnimi mbi hapësirën e Detit Balltik. Ministria shtoi se avionët rusë nuk kishin shkelur hapësirën ajrore të ndonjë shteti, ndërsa avionët e NATO-s ishin ngritur nga një bazë ajrore në Britani. Gjatë viteve të fundit, të tilla incidente janë shpeshtuar shumë pasi Rusia dhe NATO kanë dislokuar forca të shumta ushtarake në kufijtë lindorë të Europës.

 

Tags