UNICEF: Fëmijët Rohingia jetojnë në kushte të tmerrshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66543-unicef_fëmijët_rohingia_jetojnë_në_kushte_të_tmerrshme
Zëdhënësja e UNICEF ka njoftuar për kushtet e tmerrshme të fëmijëve Rohingia pas dhunës së fundit të ushtruar kundër myslimanëve Rohingia në qytetin Rakhine.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 10, 2018 15:12 Europe/Tirane
  • UNICEF: Fëmijët Rohingia jetojnë në kushte të tmerrshme

Zëdhënësja e UNICEF ka njoftuar për kushtet e tmerrshme të fëmijëve Rohingia pas dhunës së fundit të ushtruar kundër myslimanëve Rohingia në qytetin Rakhine.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, gratë dhe fëmijët e muslimanëve Rohingia u përdhunuan nga ushtria e Mianmarit, ku më 25 gusht filloi një valë e re e dhunës kundër myslimanëve Rohingia, duke rezultuar në më shumë se 646,000 njerëz të zhvendosur në Bangladesh. Mariksi Markado, zëdhënëse e UNICEF, ka thënë: Bashkëpunëtorët e mi identifikuan 20 fëmijë n ga 100 fëmijë Rohingia të ndarë nga familjet e tyre. Vlen të theksohet se më parë, Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara tha se shkalla e sulmeve ndaj fëmijëve në zonat e konfliktit në botë ka arritur nivele "tronditëse" në vitin 2017. Në raportin e ri, UNICEF tha se gjatë këtij viti ka pasur shpërfillje të mëdha të ligjeve ndërkombëtare, të hartuara për mbrojtjen e fëmijëve.