Julian Assange merr shtetësinë e Ekuadorit
Janar 12, 2018 08:52 Europe/Tirane
Ministrja e jashtme e Ekuadorit njoftoi se Julian Assange, zbuluesi i dokumenteve sekrete në Wikileaks, ka marrë shtetësinë e Ekuadorit.
María Fernanda Espinosa, tha se shtetësia i është dhënë Julian Assange pasi ai në muajin dhjetor ka bërë kërkesë për shtetësinë e Ekuadorit. Ministrja e jashtme e Ekuadorit deklaroi se i ka kërkuar Anglisë që t’i japë Julian Assange statusin e diplomatit por kjo është refuzuar nga Londra. Vlen të theksohet se Julian Assange prej vitit 2012 e deri tani ndodhet në ambasadën e Ekuadorit në Britani. Ai ndiqet nga autoritetet amerikane për shkak të publikimit të mijëra dokumenteve sekrete nëpërmjet sajtit Wikileaks.
Tags