Lavrov kritikon ashpër Amerikën
Sergei Lavrov ministër i jashtëm iRusisë më 15 janar, në një konferencë për shtyp, ka kritikuar ashpër Amerikën për shkak se ajo mundohet të diktojë kërkesat e saj dhe nuk pranon një botë pluraliste.
Lavrov bëri thirrje gjithashtu për mbështetjen e Moskës në ndaj marrëveshjes bërthamore në 2018 dhe përpjekjet e për ta ruajtur atë. Duket se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis kritikës së Lavrovit ndaj unilateralizmin amerikan dhe përpjekjeve të Moskës për të ruajtur programin e përbashkët të veprimit. Në fakt, qasja unilaterale e presidentit amerikan Donald Tramp ndaj programit të përbashkët të veprimit ka të bëjë me qëndrimet e Amerikës dhe përpjekjen e Uashingtonit për të imponuar pikëpamjet dhe qasjet e tij ndaj shteteve të tjera, madje edhe ndaj aleatëve të tij evropianë. Tre shtetet anëtare të grupit P5 + 1, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë shprehur përkushtimin e tyre për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje dhe ruajtjen e programit të përbashkët të veprimit që është në interes të tyre dhe në interes të sigurisë së përbashkët. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogherini, gjithashtu ka theksuar nevojën për të ruajtur dhe zbatuar plotësisht marrëveshjen bërthamore, por Donald Trump ka ndërmarrë mjaft hapa dhe veprime të kundërta dhe ka bërë thirrje për një reformë thelbësore të marrëveshjes bërthamore. Siç duket qeveria e SHBA-së, në dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të 2017-ës, ka vendosur përdorimin e fuqisë së saj, në veçanti të fuqisë ushtarake, në mbështetje të veprimeve të saj në sektorin e jashtëm, që do të thotë gjithnjë e më shumë luftëra amerikane, zjarr, tensione dhe kriza në botë, si në gadishullin e Koresë dhe rajonin Lindjes së Mesme. Ndoshta kjo është arsyeja pse Lavrov beson se qeveria e Trump-it është shumë më e dhunshme në arenën ndërkombëtare sesa administrata e Obamës; Ndërkohë Lavrov thotë se SHBA kur e sheh se politikat e saj nuk janë të mirëpritura ajo ndërmerr politikën e embargos dhe të sanksioneve. Në të vërtetë, vendosja e sanksioneve është një nga metodat e politikës unilaterale të Trump. Megjithëse këto sanksione janë në natyrë ekonomike, ato zbatohen me objektiva politike. Për shembull, ligji Katsa, i nënshkruar në gusht 2017 me nënshkrimin e Trump, synon të ushtrojë sanksione masive kundër Rusisë me qëllim të ushtrojë presione politike ndaj Rusisë, si dhe të kufizojë investimet, tregtinë dhe transferimin e teknologjisë në Rusi. Vladimir Zakharov duke referuar ligjin Katsa thotë: Amerika me veprimet e saj të fundit në realitet kërkon të arrijë dobësimin e BE dhe të godasë vendet evropiane. Sa i përket Sirisë ministri i jashtëm i Rusisë tha se Trump ashtu si Obama kërkon ndryshimin e shtetit në Siri. Në përgjithësi Lavrov ka një pikëpamje dhe qëndrim kritik dhe negativ ndaj politikave dhe veprimtarisë së qeverisë Trump dhe thotë se vazhdimi i kësaj politike do të bëhet shkak për krijimin e ndasive dhe mosmarrëveshjeve në botë.