Amerika, përpjekje për sanksione mediatike kundër Iranit
Pas protestave dhe trazirave të fundit në Iran, Donald Trump president i Amerikës, me mesazhet e tij në Twitter është munduar ta paraqesë veten si mbështetës të kombit iranian. Pikërisht atë komb të cilin Donald Trump para disa muajsh e quajti terrorist.
Autoritetet amerikane me pretekstin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, kanë nisur hartimin e një plani të ri për sanksione kundër Iranit. Në këtë plan përfshihet edhe radiotelevizioni kombëtar i Iranit IRIB që është një prej objektivave të sanksioneve amerikane. Këto lloj sanksionesh janë të pashoq pasi edhe në periudhën e luftës së ftohtë nuk janë vënë re sanksione që synojnë mediat e një vendi. megjithatë të tilla veprime nuk janë të habitshme. Mediat perëndimore në vit shpenzojnë me miliona dollar për të tjetërsuar realitetin në Iran. Duke qenë se nëpërmjet mediave Irani ka arritur të prezantojë realitetin ekzistues në vend, mediat perëndimore janë nevrikosur për faktin se janë zbuluar trillimet e tyre. Sanksionimi I medias kombëtare, dëshmon për fuqinë ndikuese të kësaj medjaje dhe të kanaleve të shërbimit të jashtëm të saj. Çështja e lirisë së shprehjes dhe mendimit është një çështje shumë e rëndësishme. Amerika e cila pretendon për respektimin e këtij parimi tani me arsyetimin e të drejtave liberale humane mundohet të shkatërrojë mediat e vendeve të tjera dhe t’i izolojë këto media duke vendosur sanksione. Por kjo sjellje e Amerikës nuk ka asnjë logjikë dhe arsyetim dhe është tregues i arrogancës së një regjimi I cili me mjete të ndryshme vazhdon ndërhyrjet dhe armiqësinë e tij me kombin Iranian. Amerika është ndër ato vende e cila ka përdorur të gjithë kapacitetin e saj mediatik për të përhapur një valë të gjerë pakënaqësie në mesin e popullit iranian. Në dokumentin e strategjisë për sigurinë kombëtare në Amerikë thuhet; Ne duam të bashkohemi me disa radio dhe televizione private në Kaliforni, Nju Xhersi dhe Uashington dhe t’i ndihmojmë ata që mesazhin e Amerikës ta përcjellin Brenda në Iran. Robert Mek Mahan, analist I sajteve të internetit në këshillit për marrëdhëniet me jashtë në Amerikë, ka theksuar përdorimin e fuqisë mediatike dhe të fjalës në përballje me Iranin në vend të fuqisë ushtarake. Ky analist amerikan thotë se veprimet ushtarake kundër Iranit mund të mos sjellin asnjë rezultat dhe për këtë fuqia e botë është në prioritet. Padyshim Amerika nuk do të arrijë asnjë rezultat në përpjekjet e saj për të krijuar probleme në fushën mediatike dhe në shprehjen e lirë të medias. Sipas nenit 19 të kartës botërore të të drejtave të njeriut dhe nenit 19 të kartës ndërkombëtare të të drejtave civile dhe politike dhe nenit 10 të artës evropiane si dhe nenin 13 të konventës për të drejtat e njeriut, liria e shprehjes është cilësuar e drejtë e njeriut. Pra është publiku ai I cili me të drejtën e tij të zgjedhjes, merr vendim se cilën media dëshiron dhe nuk dëshiron të ndjekë.