Erdogan: Turqia do të shkatërrojë militantët kurdë në veri të Sirisë
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sërish ka premtuar se trupat turke do të shtypin forcat e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG) në Siri, duke thënë se grupi militant nuk mund të mbështetet në ndihmën e Uashingtonit për të mposhtur Turqinë.
Siç njofton agjencia e lajmeve Anadolu, Presidenti turk e bëri këtë deklaratë të dielën gjatë një fjalimi të mbajtur në një kongres të partisë së tij Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në qytetin veriperëndimor të Bursës, duke pretenduar se disa nga aleatët e Turqisë kishin siguruar 2,000 dërgesa avionësh dhe 5,000 kamionë me armë për milicinë kurde, duke aluduar me Shtetet e Bashkuara. Komentet e Erdoganit erdhën një ditë pasi Turqia filloi operacionin ushtarak të ashtuquajtur ‘Dega e Ullirit’, në një orvatje për të eleminuar YPG-në e mbështetur nga SHBA, të cilën Ankara e sheh si një organizatë terroriste dhe si dega siriane e Partisë së Punëtorëve Kurdë (PKK). "Dashtë Zoti, ky operacion do të përfundojë në një kohë shumë të shkurtër," tha më tej Erdogan në fjalimin e tij televiziv, duke shtuar: "Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë, me vendosmëri, me besim. Ne nuk do të marrim një hap prapa ", deklaroi Presidenti i Turqisë.