Lavrov: Shkeljet në Ukrainë, diskreditim i Evropës
Sergei Lavrov, grushtin e shtetit të vitit 2014 në Evropë e ka quajtur faktor diskreditues për Evropën.
Perëndimi ka tradhtuar normat dhe dispozitat ndërkombëtare pasi BE ka shkelur akordin e nënshkruar prej tij lidhur me Ukrainën. Ditë më parë Rusia ka akuzuar Ukrainën se po përpiqet për t'u përgatitur për një luftë të re pasi ligjvënësit ukrainas e përshkruan konfliktin me forcat pro-ruse në lindje të vendit si një "pushtim të përkohshëm rus". Parlamenti i Ukrainës ka miratuar ligjin që rregullon politikën shtetërore në zonat në lindje, të cilat kontrollohen nga separatistët pro-rusë. Ligji në fjalë e etiketon Rusinë si "agresore", ndërsa pjesët e provincave Donjeck dhe Luhansk, të cilat kontrollohen nga separatistët, i konsideron "territore përkohësisht të pushtuara". "Ju nuk mund ta quani këtë gjë përveç përgatitje për një luftë të re", theksoi Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të enjten, duke paralajmëruar se masa provokuese "rrezikon një përshkallëzim të rrezikshëm në Ukrainë me pasoja të paparashikueshme për paqen dhe sigurinë botërore". Ligji i miratuar nga Parlamenti i Ukrainës duhet të nënshkruhet nga presidenti Petro Poroshenko, i cili e ka mbështetur atë dhe e ka mirëpritur miratimin e tij.