Erdogan dhe May bisedojnë në lidhje me operacionet në Afrin
Kryeministrja e Britanisë dhe presidenti i Turqisë në një bisedë telefonike kanë diskutuar në lidhje me situatën në Siri dhe operacionet në Afrin.
Sipas agjencisë së lajmeve Telegraf, Theresa May, kryeministre e Britanisë dhe Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë, në një bisedë telefonike kanë diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit në Siri dhe operacionet në Afrin të Sirisë. Sipas zyrës së kryeministres britanike, në këtë bisedë telefonike është theksuar mbi nevojën e ruajtjes së jetës së civilëve dhe shmangien e përkeqësimit të situatës humanitare në Siri. May po ashtu ka folur në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimit Londër-Ankara në përgjigje të kërcënimeve të PKK. Ajo gjithashtu vlerësoi rolin e Turqisë në luftën kundër ISIS dhe në strehimin e më shumë se 3 milionë refugjatëve sirianë dhe theksoi se stabiliteti i Sirisë varet nga zgjidhja e problemeve nëpërmjet rrugëve diplomatike. Po ashtu kryeministrja britanike ka folur edhe në lidhje me negociatat e Vjenës.