Europa: Do t’i përgjigjemi Trumpit me të njëjtën monedhë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67943-europa_do_t’i_përgjigjemi_trumpit_me_të_njëjtën_monedhë
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Bashkimi Europian bën tregti “shumë të padrejtë” me Shtetet e Bashkuara dhe ka paralajmëruar “se kjo mund të shndërrohet në diçka shumë të madhe”.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 29, 2018 18:29 Europe/Tirane
  • Europa: Do t’i përgjigjemi Trumpit me të njëjtën monedhë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Bashkimi Europian bën tregti “shumë të padrejtë” me Shtetet e Bashkuara dhe ka paralajmëruar “se kjo mund të shndërrohet në diçka shumë të madhe”.

Trump ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka qenë i padrejtë vetëm në tregti, “mirëpo e gjithë BE-ja ka qenë e tillë ndaj SHBA-së. Ai la të kuptohej se në të ardhmen jo fort të largët do të vendoste tarifa importi të rënda për produktet e Bashkimit Europian. Këtij kërcënimi të Trump i është kundërpërgjigjur Bashkimi Europian përmes zëdhënësit të Këshillit të Europës. “Ne besojmë se tregtia duhet të jetë një histori fitoreje për të dyja palët. Por, besojmë gjithashtu që tregtia duhet të jetë e hapur, e ndershme dhe e bazuar në rregulla. Bashkimi Europian mbetet në gatishmëri për t’u kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë në rast se eksportet tona preken nga ndonjë masë kufizuese”, thuhet në deklaratën e KE.