Erdogan: Ushtria e Lirë Siriane nuk është grup terrorist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68007-erdogan_ushtria_e_lirë_siriane_nuk_është_grup_terrorist
Presidenti turk, duke argumentuar se Ushtria e Lirë nuk është një grup terrorist, tha se tani kjo ushtri po lufton me militantët kurdë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 30, 2018 10:45 Europe/Tirane
  • Erdogan: Ushtria e Lirë Siriane nuk është grup terrorist

Presidenti turk, duke argumentuar se Ushtria e Lirë nuk është një grup terrorist, tha se tani kjo ushtri po lufton me militantët kurdë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Rexhep Taip Erdogan sot ( e martë), ka deklaruar se grupi Ushtria e Lirë, nuk është grup terrorist por një organizatë kombëtare e cila mbron atdheun e vetë. Erdogan gjatë fjalimit në takimin e grupit parlamentar të partisë AKP, duke kritikuar deklaratat e liderit të partisë opozitare turke CHP, që Ushtria e Lirë të quhet terroriste, ka thënë: Ushtria e Lirë nuk është grup terrorist por një organizatë kombëtare e etnive të ndryshme që ka frymën e mbrojtjes së atdheut të tyre. Sipas agjencisë turke të lajmeve Anatoli, duke argumentuar se trupat turke po luftojnë së bashku me forcat e armatosura të Ushtrisë së Lirë kundër militantëve kurdë, presidenti turk tha se 16 ushtarë të Ushtrisë së lirë u vranë dhe 100 u plagosën gjatë operacionit Dega e ullirit. Erdogan tha: "Derisa të shkatërrojmë të gjithë terroristët që kërcënojnë kufijtë tanë, ne nuk do të ndalemi".