Erdogan: Ushtria e Lirë Siriane nuk është grup terrorist
Presidenti turk, duke argumentuar se Ushtria e Lirë nuk është një grup terrorist, tha se tani kjo ushtri po lufton me militantët kurdë.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Rexhep Taip Erdogan sot ( e martë), ka deklaruar se grupi Ushtria e Lirë, nuk është grup terrorist por një organizatë kombëtare e cila mbron atdheun e vetë. Erdogan gjatë fjalimit në takimin e grupit parlamentar të partisë AKP, duke kritikuar deklaratat e liderit të partisë opozitare turke CHP, që Ushtria e Lirë të quhet terroriste, ka thënë: Ushtria e Lirë nuk është grup terrorist por një organizatë kombëtare e etnive të ndryshme që ka frymën e mbrojtjes së atdheut të tyre. Sipas agjencisë turke të lajmeve Anatoli, duke argumentuar se trupat turke po luftojnë së bashku me forcat e armatosura të Ushtrisë së Lirë kundër militantëve kurdë, presidenti turk tha se 16 ushtarë të Ushtrisë së lirë u vranë dhe 100 u plagosën gjatë operacionit Dega e ullirit. Erdogan tha: "Derisa të shkatërrojmë të gjithë terroristët që kërcënojnë kufijtë tanë, ne nuk do të ndalemi".