HRW: Turqia të ndalë forcën vdekjeprurëse ndaj refugjatëve sirianë
Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch i ka kërkuar Turqisë të ndalë përdorimin e "forcës vdekjeprurëse" kundër sirianëve që përpiqen të kalojnë në Turqi dhe i bëri thirrje Ankarasë të hapë kufijtë e saj për azilkërkuesit. "
Sirianët që ikin në kufirin turk dhe që kërkojnë siguri dhe azil po detyrohen të kthehen me plumba dhe abuzime," tha të shtunën drejtori i HRW për sektorin e Lindjes së Mesme, Lama Fakih. Ky drejtues i HRW shtoi:” "Qeveria turke duhet të lëshojë udhëzime standarde për rojet kufitare në të gjitha pikat e kalimit që forca vdekjeprurëse të mos përdoret kundër refugjatëve dhe që asnjë azilkërkues të mos keqtrajtohet, por t'u jepet ndihma mjekësore kur kërkohet". Grupi i të drejtave të njeriut raportoi se së paku 10 refugjatë sirianë, përfshi një fëmijë, janë vrarë nga rojet kufitare turke, ndërsa qindra të tjerë janë ankuar për arrestimin, rrahjen dhe pengimin e kujdesit mjekësor. Shumë refugjatë sirianë janë përpjekur të ikin në Turqi, por rojet kufitare turke kanë qëlluar pa paralajmërim ndaj tyre " deklaroi HRW.