Protesta ndaj vizitës së Erdogan në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68413-protesta_ndaj_vizitës_së_erdogan_në_itali
Vizita e Presidentit turk në Romë është përballur me protesta masive nga institucionet sociale dhe bashkësia kurde e Italisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 04, 2018 14:45 Europe/Tirane
  • Protesta ndaj vizitës së Erdogan në Itali

Vizita e Presidentit turk në Romë është përballur me protesta masive nga institucionet sociale dhe bashkësia kurde e Italisë.

3500 agjentë policie do të patrullojnë Romën për të garantuar sigurinë maksimale dhe për të evituar çdo manifestim publik i parashikuar nga lëvizja "rrjeti Kurdistan" i cili ka paralajmëruar një protestë në thirrjen "ErdoganNotWelcome". Në të gjithë Romën, nën drejtimin e prefektit  Guido Romano është përcaktuar  një "green zone" me masa të rrepta sigurie ku është aktivizuar Policia shkencore, shërbimet e inteligjencës  e sistemet e videombikëqyrjes për kontrolluar gjithë territorin ku do të lëvizë korteu i Presidentit turk duke mos lejuar asnjë manifestim publik. Kundër vizitës së presidentit Erdogan në Romë "Rrjeti Kurdistan" ka organizuar një fushatë nën thirrjet "Erdogan nuk je i mirëpritur". Aktivistët kurdë njoftuan një thirrje për një takim proteste kundër Erdoganit të hënën në afërsi të Vatikanit, gjatë një takimi të presidentit turk me Papa Françeskun.