Evropa duhet të marrë kryesinë e çarmatosjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68441-evropa_duhet_të_marrë_kryesinë_e_çarmatosjes_bërthamore
Sigmar Gabriel, ministër i jashtëm i Gjermanisë pasi ka dënuar programin e qeverisë amerikane për rinovimin e arsenalit atomik të këtij vendi ka paralajmëruar se ky program do të nxisë garën e re të armatimeve bërthamore dhe për këtë Evropa duhet të marrë në dorë kryesinë e procesit për çarmatimin bërthamor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2018 06:28 Europe/Tirane
  • Evropa duhet të marrë kryesinë e çarmatosjes bërthamore

Sigmar Gabriel, ministër i jashtëm i Gjermanisë pasi ka dënuar programin e qeverisë amerikane për rinovimin e arsenalit atomik të këtij vendi ka paralajmëruar se ky program do të nxisë garën e re të armatimeve bërthamore dhe për këtë Evropa duhet të marrë në dorë kryesinë e procesit për çarmatimin bërthamor.

Ashtu si në periudhën e luftës së ftohtë, ne evropianët përballemi me rrezikun serioz të armëve atomike dhe pikërisht për këtë arsye duhet të hartojmë plane të reja për kontrollimin e këtyre armëve dhe shkatërrimin e tyre. Ministri i jashtëm i Gjermanisë i është bashkuar shumë vendeve të botës si Rusisë, Kinës dhe Iranit duke dënuar vendimin e qeverisë amerikane për rinovimin e arsenalit bërthamor. Ditën e premte Pentagoni njoftoi vendimin për rinovimin e armëve atomike të Amerikës.